Një pritje e jashtëzakonshme është rezervuar për skuadrën e Rahovecit, pas fitores në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit, në duelin e katërt gjysmëfinal të “Play Offit”.
Qindra tifozë të KB Rahovecit kanë pritur skuadrën e tyre në qytet pas fitores dramatike në Suharekë, duke i falënderuar dhe motivuar ata për ndeshjen e madhe të së martës, shkruan GazetaBlic Sport.
KB Rahoveci ka fituar në udhëtim ndaj Yllit me rezultatin 65-68.
Finalisti tani do të vendoset në ndeshjen e pestë që do të zhvillohet në Rahovec, pasi seria është 2:2.
/GazetaBlic Sport


