Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të “vrasjes në tentativë” që ka ndodhur dje rreth orës 20:31 në Mramor të Prishtinës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy persona janë përleshur me një tjetër, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të viktimës
“Fsh. Mramor, Prishtinë 25.07.2022 – 20:31. Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar”, njofton Policia.
Tutje bëhet e ditur se viktima si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit është dërguar në QKUK.
“Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, njofton Policia.


