Lajme

Vrasje në Greqi/ Qëllohet për vdekje një person në Athinë

07/31/2022 23:19
nga:G B

Vrasje në Greqi. Një person është qëlluar për vdekje në Athinë pasditen e sotme. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën Agia Varvara dhe paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për pazare droge.

Sipas burimeve policore, mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, ndodhej me tre persona të tjerë në një shtëpi në zonën ku i gjet i vrarë. Mes tyre ka nisur një debat dhe të gjithë së bashku kanë dalë në rrugë, ku viktima ka marrë disa plumba lëshuar nga një armë zjarri.

Ndërsa tre të tjerët u zhdukën. Viktima është pikasur pak para orës 15:00 nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar Policinë dhe një ambulancë. Forcat e sigurisë po hetojnë ngjarjen e përgjakshme.

Disa ditë më parë, viktima, ishte sulmuar nga persona të panjohur që dyshohet se e kishin rrahur. Gjithashtu, pak kohë më parë, pjesëtarët e bandave të trafikut të drogës në këtë zonë kanë pasur një përleshje të rëndë.Burimi: zougla.gr