Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në lagjen “28 Nëntori”, përballë Kishës Ortodokse.
Viktima është 41-vjeçari me inicialet L.L.
Sipas burimeve të A2 CNN, atentatori e ka ndjekur disa minuta, pasi viktima ka qenë duke udhëtuar me motor.
Ndërkohë, policia ka gjetur një makinë të djegur te hangarët e ish-fushës së aviacionit.


