Lajme

Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Policia po e kërkon edhe të dyshuarin e katërt

12/12/2021 13:21
nga:Gazeta Blic

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, K. M. dhe M. M. që u arrestuan të shtunën lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan nuk dyshohen si doras.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali dhe kanë njoftuar se tre të arrestuarit dyshohet se shtytën dhe ndihmuan në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Sipas burimeve, i dyshuari i katërt që është ende në arrati është i dyshuari kryesor për vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.

U raportua se se motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, H. M. , e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tre të arrestuarit për sulmin në Deçan dalin sot para gjykatës