Lajme

Tre të arrestuarit për sulmin në Deçan dalin sot para gjykatës

12/12/2021 13:13
nga:Gazeta Blic

Tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Deçanit do të dalin sot para gjykatës.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Sot në ora 16:00 është caktuar seanca dëgjimore për caktim të paraburgimit”, ka theksuar zëdhënësja e kësaj gjykate Tringa Zhuti.

Arrestimi i tre të dyshuarve për krimin që ndodhi ditë më parë u konfirmua mbrëmë nga kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Kurmehaj nuk ka dhënë detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së rastit.