Lajme

Vrasja e policit kosovar, reagon Avdullah Hoti

09/24/2023 10:11
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ky sulm terrorist mbi Policinë e Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët, SHBA dhe BE, në gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre.

“Me maturi dhe vendosmëri, si dhe në koordinim me aleatët, duhet të evitohet përshkallëzimi i gjendjes, e cila iu intereson këtyre strukturave kriminale”, shkruan tutje Hoti.