Lajme

Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

02/11/2022 12:35
nga:Y I

Izet Haxhia është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Raportohet se Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë.

Haxhia nuk ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, për pasojë nuk përfiton ulje me 1/3 të dënimit.

“Vendosi:

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.

3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.

U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022”, thuhet në njoftim.

Vrasja e Azem Hajdarit:

Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta deri sot që u mor vendimi nga shkalla e parë e Gjykatës së Tiranës.