Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar për vrasjen e arsimtares nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, lajmi për vrasjen e saj është tragjik.
Ai ka thënë se tashmë e ndjera ishte një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave.
Krasniqi ka kërkuar me urgjencë veprime institucionale për parandalimin e dhunës në familje.
Reagimi i plotë:
Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë.
Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!


