Lajme

Voton kryetari i LDK-së, Abdixhiku- Le të urojmë dhe shpresojmë që Kosova të jetë sërish shembull i zgjedhjeve demokratike

10/12/2025 10:51
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur votën e tij.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

Ndërsa para mediave ai tha se LDK mbështet çdo vendim të Policisë e Prokurorisë.

“Gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë festë [zgjedhjet]. Le të urojmë, të punojmë dhe të shpreojmë që Kosova të jetë sërish shembull i zgjedhjeve demokratike”, tha Abdixhiku.

“LDK-ja dhe unë shprehim mbështetjen dhe besimin e plotë në organet e rendit, prandaj çdo vendimmarrje e tyre do të jetë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha tutje ai.