Lajme

Voton kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni

11/14/2021 09:27
nga:Y I

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, e ka kryer procesin e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, ai për Klan Kosova u shpreh se e ka shfrytëzuar kohën në këtë mëngjes për ta ushtruar të drejtën e votimit .

Hyseni u bëri apel gjithë qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të ndikuar, shprehur mendim dhe bindjen e tyre politike, cilado qoftë ajo.