Lajme

Votimi i kuvendit kundër referendumit, reagon zyrtari i PDK-së

01/15/2022 17:02
nga:Genita C

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, i ka ndërlidhur veprimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti me Hashim Thaçin, liderin shpirtëror të PDK-së që ndodhet në paraburgim në Hagë.

Gashi, tha se veprimet e Kurtit po ia rrisin vlerën ish-kryeministrit Thaçi.

“Kur kam thënë se dashamiri më i mirë i Thaçit është Kurti, s’besojshi! Pse? Vetëm veprimet e tijë po i’a rrisin vlerën Thaçit, edhe brenda edhe jashtë”, ka shkruar ai në Facebook.