Lajme

Von der Leyen deklarim mbështetës për Kurtin/ Ironizon Bajqinovci: Në pritje të reagimit nga Hykmete Bajrami

10/28/2024 09:12
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas një postimi mbështetës për kryeministrin Kurti, nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se pret reagim nga Hykmete Bajrami dhe ekonomistët e LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Në pritje të reagimit të Hykmetes dhe ekonomistëve të LDK-së për këtë deklarim mbështetës ndaj Kryeministrit Kurti dhe vlerësim të lartë të sukseseve ekonomike nga

Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen.