Lajme

Vokrri: Kurti s’do të takohet me Vuçiqin pa u plotësuar kërkesat e tij

07/02/2024 21:02
nga:Sh R

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të zhvillojë takim me presidentin serb, Vuçiq, pa u plotësuar kushtet e tij të paraqitura javën e kaluar në takimin në Bruksel.

Ai ka thënë se takimet mund të zhvillohet në nivele tjera.

“Z. Kurti nuk do të zhvillojë takime me palën serbe, përkatësisht me presidentin Vuçiq, derisa të plotësohen kushtet e tij, ndërsa bisedat mund të vazhdojnë në nivelet tjera”, ka thënë Vokrri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Sa i përket takimit i cili aktualisht po zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve ai ka thënë se nuk pret shumë.

E analisti, Arton Demhasaj ka thënë se kushtet e vendosura nga Kurti nuk janë të shtetit të Kosovës, por të tij si individë.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim që Kurti të qetë kushte për takim e zëvendëskryeministri të zhvillojë takime në Bruksel.

Javë e kaluar Kurti kishte kërkuar që të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, tërheqjen e letrës që ish-kryeministrja serbe kishte dërguar në BE, ku zotohej se Serbia nuk do të zbatojë marrëveshjet e arritura dhe dorëzimin në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij në Kosovë për sulmin terrorist në Banjskë.