Lajme

Vodhën para e bizhuteri gjatë muajit janar, arrestohen të dyshuarit

04/05/2023 11:44
nga:G B

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë qenë të involvuar në një rast “Vjedhje e rëndë” e ndodhur më 1 janar të këtij viti në një objekt banimi në Gjilan.

Policia njofton se arrestimi është bërë si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore.

Të dyshuarit B.G. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) dhe A.S. (viti i lindjes 1983, mashkull

kosovar shqiptar), janë arrestuar pasi dyshohet se nga ai objekt kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave, bizhuteri e gjëra të tjera.

“Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, njofton më tej policia.