Lajme

Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Milanoviq

10/10/2023 10:11
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në një ceremoni zyrtare nga homologu i saj kroat, Zoran Milanoviq.

Siç është njoftuar, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Gjithastu, Osmani do të vizitojë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.