Aventura e Vllaznisë në Europë nuk zgjati shumë pasi u eleminua nga skuadra e Irlandës së Veriut, Linfield që në turin e parë të Conference League.
Por UEFA i është rikthyer dhe njëherë kësaj sfide duke dënuar ekipin shkodran. Klubi i Vllaznisë është gjobiur 4500 euro për shkak të mjeteve piroteknike të ndezura nga tifozët shkodranë në “Loro Boriçi”.
Kujtojmë që Vllaznia humbi 3-1 në transfertë dhe fitoi 1-0 në Shkodër, rezultat që nuk i hyri në punë.