Lajme

Vjosa Osmani takon Escobar, Peach dhe Sarrazin: Kjo është rruga që të ndalen qëllimet destabilizuese të Rusisë

06/17/2022 11:28
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar në Prespë të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, raporton Gazeta Blic.

Osmani ka thënë se secilin e ka takuar ndaras dhe ka treguar se çka ka biseduar me Gabriel Escobar, Stuart Peach, Manuel Sarrazin.
Sipas saj vetëm integrimi i vendeve të Ballkanit në strukturat euro- atlantike do të mund ta ndalte qëllimet e Rusisë.

Njoftimi i plotë:
Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.
Këtë qëndrim e rikonfirmova në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin.
Angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë.