Lajme

Vjosa Osmani: SHBA mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

04/25/2022 18:23
nga:N M

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë pas takimit me zyrtarët e lartë të SHBA-se, se kanë folur gjerë e gjatë tema të ndryshme siç është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe Kosova e në veçanti bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe mbrojtës, raporton Gazeta Blic.

Osmani tha se Kosova është rreshtuar krah aleatëve duke mbështetur popullin dhe Ukrainën dhe duke dënuar veprimet e Rusisë karshi Ukrainës.

Ajo ka thënë se Kosova ka rolë konstruktiv sa i përket dialogut me Serbinë, e që sipas saj ky proces duhet të mbyllet me njohjes reciproke.

“Natyrisht që ne sot folëm për urgjencën dhe nevojën për dialog gjithnjë me njohje reciproke. Kosova është palë konstruktive në dialog që e ka në qendër njohjen reciproke. Shfrytëzova rastin të shpreh zhgënjimin tonë me mos respektimin e disa marrëveshjeve nga ana e Serbisë sikurse mos shpërbërja e strukturave paralele në Veri”, tha ajo.

“SHBA mbështesin fuqishëm rrugëtimin euroatlantik të Kosovës, sovranitetin shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha osmani.