Lajme

Vjosa Osmani: Forcat tona të armatosura janë sinonim i shtetësisë sonë

05/28/2021 13:07
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e lumtur për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila po merr pjesë në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21”, që këtë herë mbahet edhe në Kosovë.

“Kështu dua t’ju shpreh gëzimin e pamasë kur po shoh të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak dhe qytetar që kanë pritur që ta shohin ushtrinë e vendit të tyre krah aleatëve tanë strategjikë”, është shprehur Osmani, duke iu drejtuar ushtrisë si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Ngritja e kapaciteteve dhe standardizimi dhe modernizimi i ushtrisë sot po merr vulën e përkrahjes nga partnerët tanë strategjikë. FSK është sinonim i shtetësisë sonë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit.

Osmani si Komandante Supreme e FSK-së, ka ftuar ushtarët që për aleancën me ushtritë më të fuqishme të botës t’u flasin edhe fëmijëve të tyre.

“Shpreh falënderim ndaj ushtrive të vendeve mike, vençarisht ushtrisë amerikane. Të dashur oficer të forcave tona të armatosura, 22 vjet më parë gra e burra të udhëhequr nga ideali për lirinë u rreshtuan drejt UÇK-së për ta fituar lirinë. 22 vjet më parë ne bijat dhe bijtë e tyre të veshur me idealin e sigurimit të paqes i kemi lidhur qëllimet tona me SHBA. Si vend e si komb e kemi pasur qëllim mbrojtjen e atdheut tonë dhe lirisë sonë dhe respektimin e lirisë së të tjerëve”.

“Ruani miqësitë me botën e lirë dhe thellojini përditë ato. Flituni bijëve dhe bijave për aleancën me miqtë tanë”.

Rrëfimi i ushtarit të KFOR-it me mision në Kosovë, më mungojnë 5 fëmijët dhe gruaja