Lajme

Rrëfimi i ushtarit të KFOR-it me mision në Kosovë, më mungojnë 5 fëmijët dhe gruaja

05/28/2021 13:04
nga:Gazeta Blic

Takimet me kolegët i ka të hershme. Së bashku me ta vazhdon aktivitetet ditore, të cilat i praktikon në bazë të përgjegjësive që ka.

Cassidy Howard është ushtar nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka gjashtë muaj që gjendet me mision në Kosovë. Kur mori lajmin se do ishte me mision në Kosovë, ai filloi të hulumtonte për vendin, njerëzit dhe kulturën, pasi nuk kishte njohuri shumta paraprake.

KMDLNj kërkon faljen e gjobave që i morën qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë
Puna e tij bën të jetë larg familjes dhe padyshim që kjo ka ndikuar te ai.

Ata që ia bëjnë më të vështirë punën jashtë vendit janë pesë fëmijët dhe gruaja e tij. Madje, ai nuk ka mundur të jetë i pranishëm në festën e ditëlindjes së dytë të binjakëve të tij.