Lajme

Vjosa Osmani: Faleminderit nga zemra!

06/07/2026 00:25
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani ka falënderuar mbështetësit e partisë.

“Kjo fushatë ishte më shumë se një garë politike. Ishte një dëshmi se njerëzit e këtij vendi besojnë ende te bashkimi, te respekti dhe te politika që ndërton e nuk përçan. Ishte dëshmi se shpresa dhe besimi janë më të forta se çdo pengesë.”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra!

Për çdo derë që na u hap. Për çdo bisedë të sinqertë. Për çdo fjalë mbështetjeje, çdo këshillë dhe çdo shprehje besimi që na shoqëroi gjatë kësaj fushate. Për familjet që ndanë me ne gëzimet e shqetësimet. Për duart e shtrënguara fort, për përqafimet e ngrohta dhe për shpresën që e ndamë bashkë në çdo cep të Kosovës.

Kjo fushatë ishte më shumë se një garë politike. Ishte një dëshmi se njerëzit e këtij vendi besojnë ende te bashkimi, te respekti dhe te politika që ndërton e nuk përçan. Ishte dëshmi se shpresa dhe besimi janë më të forta se çdo pengesë.

Tani fjala ju takon juve, qytetarë të dashur të Kosovës.

Kosova mundet më shumë. Kosova meriton më shumë. Dhe më e mira për Kosovën është përpara nesh. 🤍🇽🇰