Lajme

Zyrtari i VV-së pas liturgjisë së mbajtur në Kishën serbe: Gjakftohtësia e institucioneve tona meriton respekt

06/10/2021 21:10
nga:Y I

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për liturgjinë që e mbajti sot Kisha Ortodokse Serbe në kishën që gjendet në Kampusin Universitar të Prishtinës.

Bulliqi  tha se në situata të tilla nuk ka nevojë që të provokohet ndonjë incident i mundshëm.

“Të bëhet diçka e tillë në një kishë e cila nuk i plotëson kushtet për t’i kryer këto liturgji, kjo vetvetiu mund të tregojë se cili është qëllimi i krejt kësaj që ka ndodh. Kjo çështje mund të ngritë debate të ndryshme.

Dihet qëndrimi i VV-së për këtë çështje. Në situata të tilla nuk ka nevojë të provokohet ndonjë incident i mundshëm. Në fund të fundit vetë mënyra se si po duket, që po e shoh se çka ka ndodh, e ka atë qëllim të provokimit të situatës”, tha Bulliqi në T7.

Madje ai tha se sjellja e institucioneve të Kosovës me gjakftohtësi është për t’u respektuar, pasi sipas tij, nuk ka nevojë që në situate të tilla të provokohet.

“Kjo gjakftohtësi dhe kjo sjellje e institucioneve tona mendoj që meriton të ketë një respekt, sepse nuk ka nevojë që në situata të tilla të provokohen”.

Kisha Ortodokse Serbe sot mbajti liturgji fetare në kishën që gjendet Kampusit Universitar të Prishtinës. Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta, për çka pati reagime të shumta, përpos nga institucionet vendore.

Abelard Tahiri: Qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin “Kishës”, si “dhuratë” për Vuçiqin para takimit