Lajme

Vjen reagimi i Muhaxherit nga terreni: Po e kthejmë kontrollin, Lumbardhi nuk ka rrezik

11/22/2022 20:33
nga:G B

Rreshjet e panderprera kanë rikthyer vërshimet sërish sonte në komunat e rrafshit të  dukagjinit. Ne Pejë po paraqitet situatë e rënduar.

Pas sinjaleve të para, kryetari i kësaj komunës Gazmend Muhaxheri ka dalur në terren së bashku me ekipet përkatëse prej nga ka dhënë hollësi duke folur në ‘RADIO 1’.

“Po paraqitem nga terreni. Janë vërtet rreshje të mëdha tash e sa ditë. Lajmi kryesor për qytetarët është se Lumbardhi nuk rrezikon. Dy arterie i kemi më të ndjeshme e të cilat shumë shpejt do ti kthejmë në kontroll. Pika e ‘Asllan Çeshmës’ e cila duket se ka sjellë ujin në qendër dhe pika e kanalit të Zatrave këtu në ‘Karagaç’. Përgjithësisht situata është nën kontroll dhe normal jemi në terren.”-tha Muhaxheri për ‘RADIO 1’.

Muhaxheri ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në lëvizje.