Paris Saint-Germain ka siguruar një tjetër sponsorizim duke nënshkruar me kompaninë GOAT, e cila është e specializuar në këpucë sportive, dhe në fushatën zyrtare shfaqen yjet e klubit parizian me përjashtim të yllit Kylian Mbappe.
Kjo situatë ngriti edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e golashënuesit francez, i cili është në fund të kontratës me PSG-në, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, fakti që lojtari nuk u paraqit mund të lidhet edhe me ndonjë çështje kontraktuale. Në veçanti, lojtarët të cilëve u ka skaduar kontrata nuk mund të paraqiten.
At the crossroads of sport and fashion pic.twitter.com/v0TWiTKJIb
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 14, 2022


