Sporti

Vjen lajmi i mirë nga Laporta, Messi afër rinovimit të kontratës

05/28/2021 12:43
nga:E K

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është pranë vazhdimit të kontratës me Barcelonën pas takimit pozitiv që e ka pasur me presidentin e klubit, Joan Laporta.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se zyrtarizimi i Messit që do të jetë pjesë e Barcelonës të paktën deri në vitin 2023, pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm.

Mësohet se palët në parim kanë arritur marrëveshje që Messi të vazhdojë kontratën, që i skadon në fund të muajit të ardhshëm.

Messit i është ofruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me pagë më të ulët, por që nuk janë zbuluar detajet financiare.

Messi 33-vjeçar thuhet se është bindur nga projekti që i ka prezantuar Laporta, ku pritet të krijojë një ekip të fortë për sezonin e ardhshëm që do të luftojë për të gjithë trofetë.

33-vjeçari në sezonin e fundit, ka shënuar 38 gola dhe ka asistuar 14 herë në 47 paraqitje.