Sporti

Vjen konfirmimi nga klubi, Ter Stegen mungon në ndeshjen e sotme ndaj Betis

05/07/2022 12:37
nga:Mergim Rreci

La Liga vjen sot me disa ndeshje interesante.

Barcelona zbret në fushë, atje ku do të ketë shumë punë të vështirë ndaj Betisit, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri Marc-Andre Ter Stegen nuk është rikuperuar nga gjendja e keqe që shkaktoi mungesën e stërvitjes së së premtes dhe u la jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e sotme.

Me mungesën e Ter Stegenit, Xavi Hernandez duhet të vë bast tek Neto për të mbrojtur portën katalunase.