Sporti

Vjen konfirmimi nga Fabrizio Romano, Neymar nënshkruan kontratë të re me PSG

05/08/2021 12:25
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës së Neymar sot.

Braziliani do të vendosë në letër një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2026, gjë që u konfirmuar para pak çastesh edhe nga gazetari italian, Fabrizio Romano,  përcjell GazetaBlic.

Gazetari italian ka dhënë edhe detaje nga kontrata e brazilianit, ku ai parashihet t’i merr rreth 30 milionë euro në vit me Parisin.

Sulmuesi do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2026 dhe do të marrë edhe bonuse të tjera.