Sporti

Vjen goli i vitit, realizim nga më shumë se 70 metra, i jashtëzakonshëm futbollisti amerikan

09/23/2022 08:50
nga:Mergim Rreci

Një gol i jashtëzakonshëm është realizuar në në një ndeshje të Kupës së Ligës në Amerikën Veriore.

Aaron Herrera, futbollisti i Real Salt Lake ka realizuar një gol fantastik nga më shumë se 70 metra, përcjell GazetaBlic Sport.

Real Salt Lake kaloi në epërsi kur Herrera guxoi të provonte me një goditje nga përtej mesfushës dhe befasoi portierin Jose Hernandez, i cili është zëvendësues i kolumbianit Camilo Vargas.

Atlas barazoi në një goditje nga këndi, në të cilën Zaldivar përfitoi nga një kërcim në zonë. Më pas, Trezza shënoi në minutën e 71-të për 1 me 2.