Lajme

Vjedhjet parave nëpër shtëpi, konsiderohet se qytetarët po hezitojnë t’u drejtohen insitucioneve financiare

12/19/2022 21:11
nga:G B

Nuk janë të rralla rastet kur Policia raporton se nëpër shtëpi private janë vjedhur shuma të mëdha parash. 

Sipas ekonomistit Mustafë Kadrijaj, kjo ndodh pasi qytetarët sikur hezitojnë t’iu drejtohen bankave.

Ai rendit shkaqet se pse ata nuk dorëzojnë të hollat e tyre në këto institucione financiare.

Ndërkohë është njohësi i kibernetikes, Kastriot Fetahaj, i cili thekson se bankat në Kosovë, ofrojnë të njëjtën siguri sikurse bankat evropiane.

Mbi pesë miliardë euro llogaritet të jetë shuma e parave që kosovarët kanë në bankat e vendit.