Lajme

Vjedhje në Komaran, hajnat kthejnë “përmbys” shtëpinë

06/05/2021 11:45
nga:Y I

Një vjedhje ka ndodhur të premten në shtëpinë e një mërgimtari në Komoran.

Sipas familjarëve me mbiemrin Ibriqi, hajnat kishin hyrë brenda shtëpisë ku kanë vjedhur gjësende me vlerë nga teknika e bardhë.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Xheladin Gashi” dhe sipas familjarëve, dëmi llogaritet të jetë rreth 3 mijë euro.

Familjarët kanë thënë se më të kuptuar se ka ndodhur vjedhja kanë informuar menjëherë Policinë e Kosovës e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Pronari i shtëpisë jeton në Zvicër ndërsa hajnat e kanë shfrytëzuar këtë duke e demoluar në tërësi shtëpinë e tij.

Rikujtojmë se rastet e vjedhjeve nëpër shtëpi por edhe të veturave janë bërë të shpeshta kohët e fundit./DrenicaOnline/