Lajme

Vjedhje e rëndë në Gjakovë, plaçkiten stoli ari dhe para nga një veturë

03/04/2026 09:13
nga:G B

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës rreth orës 19:00 në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh të policisë,  bëhet e ditur se një person ka raportuar se  ga vetura e tij i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse njësitet policore janë duke hetuar rastin.