Lajme

“Vizita e Kurtit është e panevojshme, kur shqiptarët në veri të vendit qëndrojnë të mbyllur nga frika e grupeve kriminale serbe”

08/12/2023 15:32
nga:Sh R

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se kryeministri Kurti duhet të jetë i përgjëgjshëm, në raport me komunitetet shqiptare pakicë apo shtet formuese në vendet fqinje.

Pas vizitës së Kryeministrit Kurti, në Tetovë, deputeti Berisha tha se Kurti duhet të jetë i përgjegjshëm me komunitetet shqiptare dhe se nuk bën t’i instrumentalizoj këto komunitete.

“Kryeministri duhet të jetë i përgjegjshëm, në raport me komunitetet shqiptare pakicë apo shtet formuese në vendet fqinje, në veçanti me popullin shqiptar në Maqedoni, Serbi, Mal të zi e Shqipëri, sepse Albini nuk bën ti instrumentalizoj këto komunitete”, u shpreh Berisha për Gazeta Blic.

Tutje Berisha tha se ky takim nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do të pritej nga Ali Ahmeti ose qeveria e Maqedonisë.

“Kjo vizitë nuk do të kishte asgjë të keqe sikur do të pritej nga Ali Ahmeti apo edhe qeveria e Maqedonisë. Veprimet e Albinit ngjajnë me veprimet e Sadam Hysenit kur ai e mori rolin e mbrojtjen se Palestinezëve nga Izraeli, apo ndërhyrjet e Ajetullahut në Jemen, Siri, Bahiren, etj. Por të gjithë e dime si përfundoj Sadami”, tha Berisha.

Deputeti Berisha, thotë se liderët kosovar duhet të sillen ashtu siç janë sjellë liderët e Shqipërisë me Kosovën si në mbështetje politike, diplomatike dhe logjistike.

“Liderët kosovar, duhen të sillen ashtu siç janë sjellë liderët shqiptar të Shqipërisë me Kosovën, me mbështetje politike, diplomatike, logjistike etj”, shtoi Berisha.

Berisha thotë se tendenca e Kurtit që të imponohet si lider gjithëkombëtar është e rrezikshme dhe mund të reduktoj peshën e shqiptarëve veçanërisht në Maqedoninë e Veriut e Kosovën Lindore.

“Ky kryeministër në fshehtësi, atyre në Maqedoni, ju ka premtuar lirimin e grupit të Kumanovës, ose të paktën ekstradimin në burgjet e Kosovës, gjë që është e pa mundur ta arrijnë, sepse ky s’po mundet ta kryej punën e tij e të vendosë drejtësi me rastin Dehari, e lëre më ta liroj dikë nga burgu në Maqedoni”, shtoi Berisha.

Sipas Berishës përpjekja e Kurtit është që ta shtrijë autoritetin e LVV-së edhe në Tetovë dhe Mal të Zi, por sipas Berishës kjo përpjekje është e dështuar sepsë këtë e ka vërtetuar në Shqipëri duke e ndëshkuar me vota lëvizjen.

“Përpjekja e Kurtit është, që ta shtrijë autoritetin e LVV-së edhe në Maqedoni, përkatësisht Tetovë e Mal të zi. Por kjo përpjekje e tij është e dështuar, sepse tani më këtë e ka vërtetuar Shqipëria, duke e ndëshkuar me votë ketë Lëvizje”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu Berisha thotë se lëvizja Kurti është e interesuar të gjejë dëshmitarë kundër të mbajturve në Hagë, prandaj nuk është e rstësishme vizita e tij në Tetovë.

“Në fakt lëvizja Kurti, në bazë të atyre që i kemi parë në mesin e incizime, është e interesuar të gjej dëshmitar sa më shumë kundër të mbajturve në Hagë, si Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Prandaj nuk është e rastësishme vizita e tij në Tetovë, treva ku kanë lëvizur UÇK”, tha Berisha.

Berisha tha se këto veprime të Kurtit janë vetëm fushtaë, dhe i kërkon Kurtit që ti vizitoj të burgosurit e luftës se fundit dhe ata të grupit të Kumanovës, dhe se vizita e tij në Tetovë është e panevojshme kur shqiptarët në veri qëndrojnë të mbyllur nga frika e grupeve kriminale serbe.

“Pra nisur nga sa më sipër u tha, kjo është e lehtë të kuptohet se ky këto veprime, i ka vetëm fushatë. Une i kërkoj Albin Kurit ti vizitoj të burgosurit e luftës së fundit nga viti 1999-2001, si dhe ti vizitoj ata te “grupit të Kumanovës” nëse ka kurajë qytetare të shkoj. Pra vizita e tij është e pa nevojshme, kur shqiptaret në Veri të vendit qëndrojnë të mbyllur nga frika e grupeve kriminale serbe”, shtoi Berisha për Gazeta Blic.