Lajme

Vitia viziton policin e plagosur në veri, gjendja e tij jashtë rrezikut për jetën

09/24/2023 11:57
nga:G C

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar policin që mbeti i plagosur sot në veri të vendit.

Nga mjekët mbikëqyrës në QKUK, ministri Vitia është njoftuar se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësor.

Ministria e Shëndëtësisë ka njoftuar se polici i plagosur pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme është jashtë rrezikut për jetë.

Ministri Arben Vitia i uroi policit të plagosur shërim të shpejtë.