Lajme

Vitia: Së shpejti përurohet Klinika e Urologjisë

05/25/2024 19:29
nga:Sh R

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se së shpejti do të përurohet Klinika e Urologjisë.

Ai ka thënë se kjo klinikë kishte më së shumti nevojë për transformim.

“Së shpejti përurohet Klinika e Urologjisë. Klinika që kishte më së shumti nevojë për transformim. Vazhdojmë me salla të reja, rritje kapacitetesh, rritje të shërbimeve dhe siguri e shërbime cilësore për pacientët.” – ka shkruar Vitia në Facebook.