Ardian Krasniqi ka arritur me sukses ta mbrojë titullin e kaminit të boksit në WBO Intercontinental.
Boksieri nga Juniku, njëherit edhe nipi i Luan Krasniqit, e mposhti me nokaut qysh në raundin e parë afrikan Saul Ivan Male, shkruan IndeksOnline.
Në meçin e zhvilluar në Ludwigsburg, të Gjermanisë, Krasniqi kishte përkrahjen e shumë shqiptarëve, të cilët nuk i zhgënjeu dhe me një grusht të ”hekurt” e fitoi meçin shumë shpejt.
Pas meçit, Ardiani ishte i lumtu me fitoren, duke premtuar edhe titullin e kampionit botëror.
“Shumë shpejt do e sjelli kampionin botëror. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur këtu për të më mbështetur”, u shpreh Krsaniqi.
Ardian Krasniqi nuk di ende për humbje në boksin profesionst, ku ka regjistruar 10 fitore.
Ardian Krasniqi (10-0) 🇩🇪🇽🇰 maintains his 100% KO record and is the new WBO Intercontinental Light Heavyweight Champion with a first-round KO against Saul Ivan Male (10-2-1) 🇺🇬 in Ludwigsburg, Germany. pic.twitter.com/HAvR5qZwhV
— Permante (@PermantexG) September 28, 2024