Lajme

Vitia njofton hapjen e konkursit për inspektorë shëndetësorë

07/12/2023 15:29
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se është hapur konkursi për punësimin e inspektorëve shëndetësorë.

Vitia u ka bërë thirrje profesionistëve që të aplikojnë për punë.

Ai ka thënë se shtimi i numrit të inspektorëve shëndetësorë është i nevojshëm për siguruar cilësinë e mbikëqyrjes së shërbimeve shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

HAPET KONKURSI PËR INSPEKTORË SHËNDETËSORË

Për të siguruar cilësinë e mbikëqyrjen e nevojshme për shërbimet shëndetësore kemi planifikuar shtimin e numrit të inspektorëve shëndetësorë.

Puna e inspektorëve shëndetësorë është mision në shërbim të drejtëpërdrejtë për sigurinë e pacientëve tanë kudo që ata janë duke u trajtuar.

Andaj ju bëj thirrje të gjithë profesionistëve që plotësojnë kushtet që të aplikojnë pa hezitim.

Angazhimi në fushën e inspektimit shëndetësor është jetik për transformimin e shumëpritur të shërbimeve shëndetësore.

Të dhënat e aplikimit gjenden në këtë lidhje: