Lajme

Vitia: Deri në fund të javës vijnë edhe 150 mijë vaksina AstraZeneca

08/31/2021 15:55
nga:N M

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se edhe sot ishte ditë e rëndë për Kosovën, pasi përballjen me Covid-19 e kanë humbur 26 qytetarë.

Kjo është e dhimbshme për të gjithë, ka shtuar ai.

“Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë dhe diskutimeve dje kemi proceduar me formimin e Komitetit për vlerësimin e situatës me pandeminë. Ky komitet ka mbajtur mbledhjen e parë sot dhe do të ketë cdo ditë raportime në raport me secilin institucion. Në anën tjetër tanimë janë publikuar dje listat nga rekrutimi i 85 inspektorëve, në çdo moment sot pritet publikimi i listave të infermierëve. Të gjithë këta do të fillojnë punën sa më shpejtë”, ka thënë ai.

Vitia, ka deklruar se mbrëmë ashtu siç kanëparalajmëruar ka arritur edhe kontingjenti javor e 55 mijë vaksinave Pfizer dhe deri në fund të javës pritet të vijnë edhe 150 mijë vaksina AstraZeneca nga Gjermania.

“622 mijë vaksina në kontratën që kemi me Pfizer ku një pjesë e tyre ka arritur në muajin korrik dhe gusht. Së shpejti presim edhe arritjen e 450 mijë vaksinave të Pfizer”, ka deklruar ministri Vitia.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos zgjedhin se cilën vaksinë ta marin, por me rëndësi është që të vaksinohen sa më parë.

Vitia: Vaksinohuni, sepse çdo masë tjetër mund të jetë efektive vetëm për momentin