Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se 99% e rasteve të reja me Covid-19 janë me variantin Delta.
“Siç jeni të informuar sot nga 10 mijë testime numri i të infektuarve sot ka mbërri mbi 2100 raste. Varianti Delta tashmë është konfirmuar në gati 99% të rasteve të reja. Ka kohë që ne kemi paralajmëruar se një vale të re të pandemisë me këtë variant do të jetë e pashmangshme”, tha Vitia.
Ai ka thënë se për shkak të përhapjes së shpejt të këtij varianti tregon se ky është një variant shumë i frikshëm.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.


