Lajme

Vidhen katër akumulatorë në Leposaviq

05/08/2024 09:34
nga:G C

Një burrë ka njoftuar policinë, se nga disa persona të panjohur në kamionët e tij që i kishte të parkuar në oborrin e kompanisë, janë vjedhur katër akumulatorë.

Rasti ka ndodhur të martën në Leposaviq.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, nuk është raportuar për të arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Leposaviq 07.05.2024 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga person-a të panjohur në kamionët e tij që e kishte të parkuar në oborrin e kompanisë së tij janë vjedhur 4 akumulatorë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.