Lajme

Veton Berisha thotë se do të votojë për kryeparlamentarin

04/15/2025 10:21
nga:Sh R

Kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se do të mbështesë secilin kandidat që do ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar.

Sa i përket mbështetjes së Qeverisë nga LVV-ja, Berisha tha se “ende nuk kemi marrëveshje”.

“Ne jemi për të ndërtuar institucionet e Kosovës, pastaj shohim se si do të veprojmë”, tha ai duke iu referuar mbështetjes për ekzekutivin e ri./REL