Lajme

Vetëvendosje do të kërkojë shkarkimin e Haki Abazit?

02/15/2023 16:49
nga:Astrit Gashi

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Kanal10 teksa kanë shtuar se propozimi për shkarkim do të bëhet edhe zyrtarisht në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të enjten.

E kontaktuar nga Kanal10 shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk e ka mohuar lajmin për shkarkimin e Abazit, por ka shtuar se në mbledhjen e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve.

“Në mledhjen e nesërme do të ketë plotësime dhe ndryshime të anëëtarëve të Komisionit. Të gjithë emrat mund t’i shihni neser”, tha shkurtimisht Kusari-Lila.