Lajme

Veterani i UÇK-së i drejtohet Vjosa Osmanit pasi nuk e përmendi UÇK-në

04/09/2021 22:09
nga:M K

Mos përmendja e termit “UÇK” nga presidentja në statusin e saj të gjatë për Betejën e Koshares nuk ka kaluar pa reagime.

Për këtë ka reaguar edhe veterani i UÇK-së, Sejdi Godanci.

“Zonja Presidente e Kosovës,ju tani jeni edhe komandante supreme e FSK-së.Po FSK-ja nga erdhi,mos pikoi nga qielli?!Jo Presidente,FSK-ja lindi nga transformimi i TMK-së!Po TMK-ja Presidente nga erdhi?!TMK-ja lindi nga transformimi i UÇK-së.Presidente,po UÇK- ja nga lindi?!

Presidente UÇK-ja lindi nga populli!Deshe e s’deshet ju ta përmendeni UÇK-në,ajo ka qenë dhe do të jetë:Ushtria Çlirimtare E Kosovës!E cila e solli lirinë që ne e gëzojmë sot!Lavdi dëshmorëve të kombit!Gjaku i tyre u bëftë dritë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që për këtë kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

LEXO EDHE:

Armend Zemaj: Për pak ditë dolën mashtrimet e Albin Kurtit