Milani është skuadra e dytë pas Liverpoolit për mbrojtjen më të mirë në vitin 2022, në pesë ligat më të mira të Evropës, por renditet i 40-ti për golat e shënuar.
“Kuqezinjtë” presin Genoan sonte dhe do të kërkojnë golin e tyre të parë në tre ndeshje. Ata morën dy barazime radhazi 0-0 kundër Bolognas dhe Torinos në dy ndeshjet e fundit të Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.
Në përgjithësi, Milani nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A.
Milani ka mbrojtjen e dytë më të mirë në pesë ligat më të mira në 2022 (shtatë gola të pësuar në 13 ndeshje). Liverpool është skuadra e vetme me një rekord më të mirë në proces (gjashtë gola të pësuar në 12 ndeshje).
Megjithatë, kuqezinjtë kanë shënuar vetëm 16 gola që nga fillimi i vitit dhe renditen në vendin e 40-të në Evropë.
/GazetaBlic Sport/


