Lajme

Vetaksident në Balincë të Malishevës, lëndohet një person

06/02/2023 16:18
nga:Y I

Një person i moshës madhore ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e vetaksidentit që ka shkaktuar ditën e sotme në fshatin Balincë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se për pasojë ka pasur edhe dëme materiale.

“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Balincë-Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale, ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka pësuar lëndime trupore”, the Elezaj.