Ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, thotë se plazhet e zbrazura të Shqipërisë, janë një sulm i mirë menduar në pikën e sezonit për Shqipërinë dhe gjithë ne që ndihemi shqiptarë.
Tutje ai thotë se nga plazhet e zbrazëta ne nuk fitojmë asgjë por vetëm humbim.
“Ama, ama Shqipëria pa dyshim se do ta fitojë edhe këtë betejë. Shqipëria atdheu i gjithë shqiptarëve”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë:
Se si duket lufta hibride apo lufta speciale, njerzit e zakonshëm, që sjanë të fushës së sigurisë dhe mbrotjes, më së miri do ta kuptonin këto ditë, përmes lajmeve dhe postimeve të ndryshme, me apo pa vetëdije për turizmin dhe shkurt për plazhet e plotë apo të zbrazura të Shqipërisë.
Vërtet një sulm i mirë menduar në pikun e sezonit për Shqipërin, pra për gjithë ne që ndihemi shqiptarë.
Po nisem nga dy premisa të kundërta: plazhet janë plotë dhe e dyta të zbrazëta.
Nëse është e para a fitojmë gjithë si shqiptar? Padyshim po. Ata para shkojnë edhe në buxhetin e shtetit, pra edhe në ushtri. Kur po kërcnohemi nga serbi, a po themi gjithë ne që Shqipëria e ka obligim edhe Kosovën?? Po, po themi. Pra plazhet plotë e gjithë shqiptarët fitojnë.
E kundërta e kësaj, ato të zbrazëta, çka fitojmë? Asgjë, por humbim gjithë Ne.
E kush fiton? Ku shkojnë parat e turistëve? Mal i Zi, Greqi apo kudo tjetër.
Pra, sulm mirë i menduar i armiqëve, përmes nesh, kundër vetë-vetës.
Ama, ama Shqipëria pa dyshim se do ta fitojë edhe këtë betejë.
Shqipëria atdheu i gjithë shqiptarëve.


