Sporti

Vesel Limaj nuk vjen si transferim i lirë tek Ballkani, ja sa pritet të paguajë ekipi kampion për të

07/03/2023 13:55
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit është shumë afër ta kompletojë transferimin e mesfushorit të njohur shqiptar, Vesel Limaj.

Interesimin e Ballkanit për Vesel Limaj e kishim raportuar para një muaji, teksa sot GazetaOlle raporton se klubi ka arritur marrëveshje dhe tashmë gjithçka po shkon drejt finalizimit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Limaj nuk do të vjen si transferim i lirë tek Ballkani, pasi ka kontratë me ekipin rumun, FC Hermannstadt.

Ai ka kontratë me Hermannstadt deri në qershor të vitit 2024, teksa Ballkani për ta transferuar duhet të paguajë diçka më shumë se 30 mijë euro.

Ballkani ishte skuadra e vetme që ka paguar shumën e konsiderueshme që ekipi rumun kërkoi.

/GazetaBlic Sport