Sporti

“Verstappen shkon në limite”, Norris i rikthehet incidentit në Austri: Gabova prej adrenalinës!

07/05/2024 12:48
nga:E K

Lando Norris është rikthyer të flasë për incidentin me Max Verstappen fundjavën e kaluar në Çmimin e Madh të Austrisë. Para garës së radhës në Silverstone, piloti britanik në konferencë për shtyp e pranoi se stili i Verstappen është të garojë në limite, por kërkojë nga komisarët e garës që këto limite të përcaktohen më qartë në rregullore.

Nga ana tjetër, Norris u shpreh se kishte biseduar me Verstappen dhe se do të kërkojë ta hedhë pas krahëve atë incident.

“Unë e prisja që në Austri të ndodhte një incident i tillë, Verstappen garon në limite, ky është stili i tij. Unë jam i qartë për atë që ndodhi dhe jam gati të garoj sërish, thashë disa gjëra nga adrenalina. Nuk i mendoj me të vërtetë të gjithë deklarata që kam bërë pas garës.

Ajo me Verstappen mbetet një betejë e bukur deri në limite, kemi biseduar dhe jemi të lumtur që garojmë e duelojmë së bashku. Sa i takon limiteve që i pëlqen Verstappen të shkojë, mendoj se ato mund të përcaktohen më qartë në rregullore”, u shpreh Norris.