Sporti

Vendosi rekord me golat e tij mbrëmë me Ballkanin, Albion Rrahmani merr lajmin e hidhur në orët e para të mëngjesit

07/27/2022 09:16
nga:Mergim Rreci

Albion Rrahmani ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj La Fioritas.

Sulmuesi kosovar realizoi tre gola, duke u bërë futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani ishte fantastik edhe në ndeshjen e parë, atje ku gjeti rrugën e portës dy herë.

Megjithatë, duket se gëzimi i suksesit nga ndeshja e djeshme zgjati pak, pasi që ai ka pranuar një lajm të dhimbshëm në orët e para të mëngjesit.

Atij i ka vdekur një person i afërt në familje, duke e lënë atë natyrisht shumë të mërzitur.

“Lamtumirë Loke, u prehsh në paqe engjull”, ka shkruar Rrahmani në postimin e tij.