Lajme

Vendosi LDK: Ky është kandidati për kryetar komune të Prizrenit (emri)

06/14/2021 20:04
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike në Prizren ka vendos për kandidatin për kryetar të kësaj komune, raporton Gazeta Blic.

Anton Quni që udhëheq me LDK-në në Prizren, do të jetë në garë për kreun e Prizrenit, komunë të cilën e ka humbur që më shumë se një dekadë.

Lajmin e ka konfirmuar kjo parti përmes një njoftimi të lëshuar për media.

Njoftimi i plotë:

Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit.
Në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Prizren,

14.06.2021